Deklaroj se jap miratimin tim per për përpunimin e mëtejshëm nga ana e Bankes të informacionit të dhënë prej meje, i cili përfshin emër, mbiemër, numër sigurimesh shoqërore, numër telefoni, adresë emaili, për qëllimin kontaktimit nga ana e Bankës për të më ndihmuar dhe orientuar në procesin e çeljes si klient i Bankës.
Me qellim identifikimin si pjesemarres ne fushate jap miratimin tim per ndarjen e te dhenes numër sigurimesh shoqërore me RBI (Raiffeisen Bank International) në platformën Sales Force, të vënë në dispozicion për këtë qëllim.
Jam i qarte se me dhenien e pelqimit per perpunimin e te dhenave te deklaruara nga ana ime do te kem mundesi te kontaktohem nga qendra e kontaktit te bankes per te me suportuar ne procesin e celjes si klient,ne menyre digjitale, ose duke u paraqitur ne nje nga deget e Bankes, ne varesi perzgjedhjes time.
Nepermjet kesaj deklarate jap miratimin tim te pakushtezuar qe Raiffeisen Bank te perpunoje te dhenat e mia personale, per te me kontaktuar, nepermjet i) sms ii) telefonate iii) poste elektronike.
Jam i vetedijshem se te dhenat e mia, te deklaruara ne kete forme, ruhen nga Banka per nje afat 30 ditor, ne funksion te marrjes se sherbimit te lartepermendur. Te dhenat e mia do te fshihen nga ana e Bankes, nese ne perfundim te ketij afati, nuk jam celur si klient.
Gjithashtu ne cdo moment pasi kam dhene vullnetarisht informacionin e kerkuar ne keto fusha specifike, me lind e drejta qe, nepermjet nje kerkese prane Raiffeisen Bank sh.a , te aksesoj keto te dhena si dhe te kerkoj, bllokimin, korrigjimin apo fshirjen e tyre ne perputhje me parashikimet e bera ne Ligjin nr. 9887 dt 10.03.2008 zevendesuar me Ligjin nr.124/2024 dt 19.12.2024 “Per mbrojtjen e te dhenave Personale”, dhe GDPR.
Jam i qarte se nuk jam i detyruar te jap pelqimin tim per opsionet e ofruara ne kete deklarate dhe kam te drejte te terheq pelqimin ne çdo kohe. Ne ate rast te dhenat e mia personale nuk do te ruhen dhe nuk do te perdoren per qellime te tjera. Jam ne dijeni qe mund te mesoj me shume rreth te gjitha rregullave te perpunimit te te dhenave personale ne faqen e internetit te Raiffeisen Bank sh.a https://www.raiffeisen.al/sq/individet.html ne adresen https://www.raiffeisen.al/sq/rreth-nesh/faqet-footer/mbrojtja-e-te-dhenave-personale.html
Per cdo ankese lidhur me mbrojtjen e te dhenave personale, mund t’i drejtohem “Komisionerit per te Drejten e Informimit dhe Mbrojtjen e te dhenave Personale”.
Jam i vetedijshem se te dhenat e mia, te deklaruara ne kete forme, do te perdoren nga Banka per te me kontaktuar per nje afat 30 ditor, ne funksion te celjes si klient. Pas kalimit te afatit 30 ditor, lejoj Banken te ruaje te dhenat e mia per nje afat 2 mujor, nese ne perfundim te afatit te kontaktimit nuk jam celur si klient.